
UGSHPD -VABD (Unioni i Gazetarëve Shqiptar Profesionistë të Diasporës – Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora) i sapo themeluar në Nëntor 2021 uron që Viti i Ri 2022 të mund të shënojë një kthesë dhe mbarësi tek secili nga ne, në familjet tona, Shqipërisë dhe shqiptarëve kudo që ndodhen dhe mbarë njerëzisë pa harruar se me çfarë vështirësish jemi ndeshur për të arritur në këtë ndërrim vitesh.
Si UGSHPD, që prej fillimeve të këtij viti pavarësisht nga largësia me Atdheun iu përkushtuam afrimit të një mendimi profesional në media me qëllim thënien pastër të asaj që ndodh në jetën e përditshme dhe të jemi të drejtpërdrejtë në paraqitjen e të së vërtetës e cila mund të mbrohet fort nga të gjithë ne duke qenë të pavarur dhe të e paanshëm, të pashterur dhe kërkues të së resë, kundërshtarë të ndrydhjes së censurës dhe ndërtues të një mendësie të shëndoshë përmes çdo ngjarje që marrim përsipër të përcjellim. Nga këtu, ne sapo fillojmë një drejtim të ri dhe mirëpresim bashkëpunimin e zërave që sjellin të vërtetën.
Ndoshta më shumë se kurrë sot dhe kaq vite të ndodhur larg Shqipërisë tek secili prej nesh kur paraqitet një lajm apo material do të ndjesh dhe të jepet gjerësia e krahasimit mes Shqipërisë dhe vendeve ku jetojmë e punojmë. A do të zhvillohet dhe a do të përparojnë Shqipëria dhe shqiptarët. Ne në të vërtetë paraqesim në punimet tona veten, por thellësisht duam të shkruajmë dhe të flasim shqip. Ne mendojmë dhe kemi brenda mallin dhe dashurinë për vendin, njerëzit, kulturën dhe traditat, dëshirat për ndryshim dhe zhvillim qytetar. Këto cilësi dhe dallime na bëjnë të ndjehemi më shumë profesionistë në media duke shprehur dhe mbrojtur të vërtetën. Si gazetarë në mërgim dhe me përvetësimin e komunikimit në distancë UGSHPD me profesionalizëm synon të mbetet ndër më të saktët në përcjelljen e të rejave, të pavarur dhe të drejtpërdrejtë, me mendim të shëndetshëm dhe të qartë në gjuhën shqipe. Këto synime na japin sot sigurinë që të jemi ndër më të shpejtët për të mbetur të pastër në krye.
Ju falenderojmë përzemërsisht si Unioni i Gazetarëve Shqiptar Profesionistë të Diasporës.
Shëndet dhe Suksese.
Me besim në Perëndinë dhe kurdoherë pranë dorën e kujdesit Zotit urojmë veç punë të mbara, shëndet dhe dëshira të plotësuara për 2022-in dhe më tutje.