Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD), zhvilloi më 21 janar 2024 Asamblenë e Përgjithshme.

Në takimin e organizuar përmes platformës së internetit Zoom, Kryetari Z. Skënder Buçpapaj, paraqiti raportin vjetor dhe atë financiar për aktivitetin e kësaj shoqate gjate vitit 2023.

Në mbledhje pati shumë diskutime e propozime për aktivitetet në vijimësi, të cilat u miratuan me votim.

Shtimi i numrit të anëtarëve të rinj dhe bashkëpunimi më i gjerë me struktura homologe ndërkombëtare në fushën e shtypit, do të jenë në qendër të vëmendjes së Unionit për vitet e ardhshme.

Në përfundim u kryen edhe zgjedhjet e reja. Kryetar i UGSHPD-së u zgjodh Z. Skënder Buçpapaj, Sekretare e Përgjithshme Alba Kepi dhe Nënkryetar Artan Kutra.

E themeluar më 6 qershor 2021 dhe e regjistruar në Zvicër më 26 nëntor 2021, UGSHPD, është një shoqatë e pavarur jofitimprurëse e gazetarëve shqiptarë që jetojnë në Diasporë.

Ndër objektivat kryesore të UGSHPD-së është nxitja e debatit publik ndaj së vërtetës, duke synuar një shkallë të lartë profesionalizmi në gazetari, përmes një etike të theksuar profesioniste në gjuhën shqipe.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *