17 Shkurt 2024
UGSHPD (Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës) i uron 16 vjetorin e Pavarësisë Shtetit të Kosovës. Nga Prishtina ky rrezatim buroftë sot për shqiptarët në dy shtetet shqiptare dhe në çdo trevë të tyre, në çdo shtet kudo ku ata jetojnë. Shqiptarët janë mishërimi i mbijetesës, i trashigimnisë, paqes dhe zhvillimit për një të ardhme sa më të mirë. Vit pas viti Kosova është njohur dhe po rritet dhe theksohet se është shteti më i ri mes shteteve të Kontinentit Evropian. Sot kur Kosova mbushi 16 vite mirënjohja dhe respekti qytetar ka marrë vlera sepse zhvillimi i saj po tregon se mbarë popullsia e saj ka njohur dhe po edukohet me vlerat e vërteta të demokracisë dhe drejtësisë e rrënjët e të cilave janë tek Liria e fituar dhe atë askush nuk ja ka falë.
Gëzuar Pavarësinë Kosovë! Gëzuar bashkëatdhetarë shqiptarë kudo në trojet shqiptare dhe në diasporë.
17 Shkurt, 2024
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
Union des journalistes professionels albaniase de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)