Shoqata e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës
UGSHPD
Ugshpd12@gmail.com
Një historik i shkurtër
Më datën 6 qershor 2021, në një mbledhje të zhvilluar online në platformën Zoom, nga ora 21.00 deri në orën 24.00, 12 profesionistë të medias shqiptare me banim në Zvicër, Itali, Francë, Kroaci, Kanada dhe SHBA ideuan dhe ndërmorën nismën për themelimin e një organizate jofitimprurëse të fokusuar në lirinë e shtypit dhe fjalës së lirë. Meqenëse anëtarët vijnë prej shtetesh të ndryshme, u hodhën ide modelesh të ndryshme.
Fillimisht u diskutua modeli kroat e më në fund u vendos modeli zviceran si më bashkëkohori në konceptimin ligjor të organizatave jofitimprurëse.
Në këtë mbledhje u vendos që më 8 korrik 2021, të mblidhet Asambleja e Përgjithshme për themelimin e shoqatës.
Protokolli i Asamblesë së Përgjithëshme i 8 Korrikut 2021
Proces-Verbali i 8 Korrikut 2021 i themelimit të Shoqatës Unioni i Gazetarëve Profesionistë Shqiptarë të Diasporës .
Takimi u zhvillua në mënyrë korrekte përmes platformës Zoom. Asambleja e Përgjithëshme vendosi:
- Emri zyrtar i organizatës është: Unioni i Gazetarëve Shqiptarë
Profesionistë të Diasporës (UGSHPD).
- UGSHPD është një organizatë jofitimprurëse, e themeluar sipas modelit
zviceran, bazuar në nenet 60-79, kapitulli 2 i Kodit Civil.
- Selia e UGSHPD-së është në Zvicër. Adresa : Therwillerstrasse 59, 4153
Reinach, BL, Switzerland. Kontakt : ugshpd12@gmail.com
- Qëllimet e UGSHPD-së janë :
- Të nxisë debatin publik ndaj së vërtetës, duke synuar një shkallë të
lartë profesionalizmi në gazetari, përmes një etike të lartë profesioniste.
- Promovimi i gazetarisë në gjuhën shqipe kudo ku jetojnë shqiptarë. Të mbrojë interesat profesioniste të anëtarëve të saj, të krijojë dhe të mbajë marrëdhënie me autoritetet, organizatat homologe të vendeve ku jetojnë e veprojnë anëtarët, në mënyrë që të lehtësojë veprimtarinë profesioniste të gazetarëve të diasporës shqiptare kudo në botë. Të mbështesë dhe të promovojë drejtësinë sociale duke denoncuar
rastet e racizmit, intolerancës, paragjykimeve e diskriminimeve ndaj minoriteteve.
- Organizata UGSHPD është themeluar prej anëtarëve të mëposhtëm:
- Adriatik Dosti
- Albana Kepi
- Ardian Murraj
- Artan Kutra
- Elida Buçpapaj
- Jeta Dedja
- Rafaela Prifti
- Skënder Buçpapaj
- Taulant Dedja
- Asambleja e Përgjithëshme miratoi në pajtim të plotë Statutin e Shoqatës.
Asambleja e Përgjithëshme vendosi për zgjedhjen e bordit të drejtorëve, komitetit të etikës profesionale dhe auditorit.
Bordi i Drejtorëve
Skënder Buçpapaj, Presidenti
Artan Kutra, ZvPresident
Albana Kepi, Sekretare
Elida Buçpapaj, Arkëtare
Ardian Murraj, Anëtar
Komisioni i Etikës Profesionale
Rafaela Prifti (Anëtare – Zëdhënëse)
Taulant Dedja, Anëtar
Adriatik Dosti, Anëtar
Auditore
Jeta Dedja, Anëtare
- Të zgjedhurit pranuan funksionet e tyre.
Protokolli në origjinal i 8 Korrikut 2021 i nënshkruar nga:
Presidenti
Skënder Buçpapaj
Nënshkruar më : 08/07/2021